Bota

Moska i dërgon urim Papa Françeskut në 11-vjetorin e zgjedhjes së tij

Urimet e Moskës vijnë mes tensioneve diplomatike midis Kievit dhe Vatikanit , pasi Papa i bëri thirrje Ukrainës të "ngrejë një flamur të bardhë".

13 Mars 2024, 19:38 Nga S.N
Moska i dërgon urim Papa Françeskut në 11-vjetorin e zgjedhjes
Foto Ilustrim

RUSI- Moska e uroi Papa Françeskun sot me rastin e 11-vjetorit të zgjedhjes së tij, duke e cilëuar si një mbrojtës të vërtetë të njerëzimit dhe paqes. Urimet e Moskës vijnë mes tensioneve diplomatike midis Kievit dhe Vatikanit , pasi Papa i bëri thirrje Ukrainës të "ngrejë një flamur të bardhë".

"Papa Françesku është një mbrojtës i vërtetë dhe i sinqertë i njerëzimit, paqes dhe vlerave tradicionale," tha ambasada ruse në Selinë e Shenjtë në një postim në Platformën X, duke i dërguar urimet e sa papës argjentinas, i cili u zgjodh më 13 mars 2013.

“Papa është një nga udhëheqësit e rrallë politikë që i sheh problemet ndërkombëtare me një sy vërtet strategjik," shtoi ambasada.

Mesazhi u postua tre ditë pasi Papa transmetoi një intervistë në të cilën ai i bëri thirrje Kievit të ngrejë një flamur të bardhë dhe të negociojë për t'i dhënë fund luftës para se gjërat të përkeqësohen. Deklarata shkaktoi një konfrontim të ashpër midis Vatikanit dhe Ukrainës, e cila akuzoi Papën për "legjitimimin e ligjit të më të fuqishmëve" dhe thirri ambasadorin e Vatikanit për një shpjegim.

Selia e Shenjtë u përpoq të korrigjonte, duke këmbëngulur se formulimi "flamur i bardhë" nënkuptonte ndërprerje të armiqësive dhe jo dorëzim të Ukrainës.

papa francesku rusi

Sondazh

Poll