Bota

Danimarka planifikon rekrutimin e grave në shërbimin ushtarak, bëhet vendi i tretë që bën këtë kërkesë

Danimarka është tani vendi i tretë në Evropë që prezanton rekrutimin e femrave në shërbimin ushtarak. Ndërsa Norvegjia dhe Suedia ishin të parat që e bënë në vitin 2015.

13 Mars 2024, 19:11 Nga S.N

 

Danimarka planifikon rekrutimin e grave në shërbimin ushtarak,
Foto Ilustrim

DANIMARKË- Danimarka planifikon të rekrutojë gra për shërbimin ushtarak, zbuloi të mërkurën qeveria daneze, duke u bërë një nga pak vendet që kërkon që gratë të shërbejnë në forcat e armatosura.

"Rekrutimi më i fuqishëm, duke përfshirë barazinë e plotë gjinore, duhet të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave të mbrojtjes, mobilizimin kombëtar dhe menaxhimin e forcave tona të armatosura," tha Ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen në një konferencë për shtyp.

Gratë në Danimarkë tashmë mund të bëhen vullnetare për shërbimin ushtarak. Në vitin 2023, ata përbënin rreth 1/4 e grupit. Danimarka është tani vendi i tretë në Evropë që prezanton rekrutimin e femrave në shërbimin ushtarak. Ndërsa Norvegjia dhe Suedia ishin të parat që e bënë në vitin 2015.

Sipas shifrave zyrtare ushtria daneze përbëhet nga 7 mijë deri në 9 mijë trupa profesioniste, duke përjashtuar ata që marrin trajnimin bazë. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet për burrat mbi 18 vjeç. Megjithatë, për shkak se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë rekrutohen por në vend të kësaj, mbahet një short.

"Ne nuk po riarmatosemi në Danimarkë sepse duam luftë, shkatërrim ose vuajtje. Ne po riarmatosemi tani për të shmangur luftën dhe në një botë ku rendi ndërkombëtar po sfidohet," tha kryeministraja daneze.

Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen tha se lëvizjet po bëheshin si një formë parandalimi. Ndërsa "Rusia nuk përbën kërcënim për Danimarkën ne nuk do ta çojmë veten në një vend ku ata mund të vijnë për ta bërë këtë."

Kryeministrja Mette Frederiksen tha se Danimarka do të zgjasë periudhën e shërbimit si për burrat ashtu edhe për gratë nga katër në 11 muaj si pjesë e një rishikimi të ushtrisë së vendit. Ajo gjithashtu do të investojë në sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore dhe një brigadë këmbësorie deri në 6 mijë ushtarë deri në vitin 2028.

sherbimi ushtarak danimarka

Sondazh

Poll