Bota

Vdes në rrethana misterioze zëvendëspresidenti i kompanisë më të madhe ruse të naftës

Kompania njoftoi vdekjen e Vitaly Robertus në një deklaratë të shkurtër duke shprehur keqardhje të thellë për vdekjen e tij, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme mbi mënyrën në të cilën ai vdiq.

13 Mars 2024, 18:06 Nga E. D
Vdes në rrethana misterioze zëvendëspresidenti i kompanisë
Vitaly Robertus

RUSI- Gjigandi rus i naftës Lukoil ka humbur një tjetër ekzekutiv të lartë në rrethana misterioze pasi zëvendëspresidenti i tij vdiq papritmas në moshën 53-vjeçare, duke shtuar një varg vdekjesh të figurave të lidhura me industrinë e gazit dhe naftës në vend.

Kompania njoftoi vdekjen e Vitaly Robertus në një deklaratë të shkurtër duke shprehur keqardhje të thellë për vdekjen e tij, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme mbi mënyrën në të cilën ai vdiq.

Vdekja e tij vjen pas një vargu vdekjesh të çuditshme në kompani. Së fundmi, në fund të tetorit, Vladimir Nekrasov, kryetari i bordit të kompanisë. Ai ishte 66 vjeç dhe ishte sjellë në krye të bordit pasi kryetari i mëparshëm, Ravil Maganov u rrëzua nga dritarja e spitalit në katin e gjashtë dhe vdiq në shtator 2022.

Muaj më parë, në maj 2022, një tjetër drejtues i lartë i kompanisë vdiq në rrethana të çuditshme. Alexander Subbotin u tha se kishte vdekur nga një sulm në zemër i shkaktuar nga droga, me mediat miqësore me Kremlinin që pretendonin se ai kishte gëlltitur një lloj helmi zhabash teksa vizitonte një shaman.

vitaly robertus

Sondazh

Poll