Bota

"Ne po jetojmë me vdekjen çdo ditë"/ Rrefime tronditëse të qytetarëve haitian

Sulmet e armatosura janë shtuar në javët e fundit teksa bandat famëkeqe të kryeqytetit u bashkuan për të rrëzuar kryeministrin Ariel Henry.

13 Mars 2024, 18:20 Nga E. D

 

"Ne po jetojmë me vdekjen çdo ditë"/ Rrefime
foto ilustruese

HAIT- Tingulli i të shtëna armësh që depërton në ajër është bërë shumë i njohur për njerëzit që jetojnë në kryeqytetin Haitian, Port-au-Prince. Sulmet e armatosura janë shtuar në javët e fundit teksa bandat famëkeqe të kryeqytetit u bashkuan për të rrëzuar kryeministrin Ariel Henry. Rreth 80% e qytetit tani vlerësohet të jetë nën kontrollin e bandave dhe më shumë se 15,000 njerëz janë zhvendosur vetëm në javët e fundit.

Shumë nga Haitianët thonë se gjatë kësaj rritjeje të fundit të dhunës kanë vuajtur nën sundimin e bandave. Eni është një prej tyre. 28-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj në Port-au-Prince dy vjet më parë, së bashku me vëllain dhe nënën e saj.

“Më dukej sikur humba kujtimet e mia të fëmijërisë, të gjitha janë të shkatërruara, të fshira plotësisht. Kur dola nga shtëpia, e lashë pa asnjë shpresë për t’u kthyer. Kam parë kaq shumë gjëra të tmerrshme që nuk e kisha menduar kurrë se do t'i shihja. Kishim frikë për jetën tonë," thotë Annie, e cila punon në arsim.

Pasi kaloi ca kohë, ajo dhe familja e saj u kthyen në shtëpinë e tyre, por nuk u kishte mbetur asgjë për të shpëtuar. Edhe pse ata u shpërngulën në një zonë më të sigurt, ajo thotë se disa netë ende dëgjon të shtëna armësh dhe ankthi dhe dhuna janë konstante në jetën e saj.

"Ne po jetojmë me vdekjen çdo ditë," tha ajo. 

Tani që bandat kontrollojnë portet kryesore të Haitit dhe shumë nga objektet e tij ujore, aksesi në ushqim dhe ujë është shumë i kufizuar - duke rritur çmimet që tashmë janë të larta për shkak të inflacionit.

hait

Sondazh

Poll