Bota

Ra në rezervuarin me kimikate helmuese, gjurmët e putrave të maces alarmojnë Japoninë

Mendohet se macja kurioze kishte rënë në një vazo me krom gjashtëvalent, një kimikat shumë acid dhe kancerogjen, i cili ka ngjyrë portokalli dhe kafe.

13 Mars 2024, 13:39 Nga S.B
Ra në rezervuarin me kimikate helmuese, gjurmët e putrave të
foto ilustruese AI

JAPONI- Banorët e një qyteti në Japoninë perëndimore janë paralajmëruar të qëndrojnë larg një maceje pasi ajo ra në një rezervuar me kimikate helmuese. Paralajmërimi vjen pasi një punëtor i fabrikës gjeti gjurmë putrash të verdha pranë kontejnerit.

Pamjet e sigurisë u shqyrtuan më pas dhe macja shihej duke u larguar dhe duke lënë gjurmët e putrave. Zyrtarët në Fukuyama i kanë kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë larg kafshës dhe të raportojë çdo pamje në polici.

Mendohet se macja kurioze kishte rënë në një vazo me krom gjashtëvalent, një kimikat shumë acid dhe kancerogjen, i cili ka ngjyrë portokalli dhe kafe. Ekipi mjedisor i qytetit Fukuyama paralajmëroi publikun që të mos prekte "një mace që duket jonormale", por gjithashtu tha se kafsha mund të kishte vdekur si rezultat i incidentit.

Ra në rezervuarin me kimikate helmuese, gjurmët e putrave të
gjurmët e maces

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, një zëdhënës i kompanisë tha: Incidenti na zgjoi me nevojën për të marrë masa për të parandaluar hyrjen fshehurazi të kafshëve të vogla si macet, gjë që nuk e kishim parashikuar kurrë më parë.

Kromi gjashtëvalent mund të shkaktojë acarim të lëkurës, probleme të frymëmarrjes dhe verbëri, dhe stafi duhet të mbajë maska dhe doreza gome kur punon pranë substancës. Zyrtarët thonë se që nga e marta nuk është raportuar asnjë pamje e re nga macja.

mace substanca kimike japoni

Sondazh

Poll