Bota

Vendimi i Kurtit për regjistrimin e pronave të Manastrit të Deçanit, Szunyog: Një hap i mirëpritur, tregon përkushtimin e Kosovës

Szunyog përmes një reagimi në llogarinë e tij në "X" shkruan se sot është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.

13 Mars 2024, 13:16 Nga N.F
Vendimi i Kurtit për regjistrimin e pronave të Manastrit të
Tomas Szunyog

KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit. Szunyog përmes një reagimi në llogarinë e tij në "X" shkruan se sot është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ai më tej shkruan se pritjes së gjatë për implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit u bë realitet. Szunyog shkruan se vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës.

“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

tomas szunyog kosova kurti manastiri i deçanit

Sondazh

Poll