Aktualitet

Ekstradimi i parë nga Dubai/ I dënuari për mashtrim vodhi 4.7 milionë euro, Bruno Çobo niset për në Shqipëri

Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.

13 Mars 2024, 09:17 Nga h.k
Ekstradimi i parë nga Dubai/ I dënuari për mashtrim vodhi 4.7
Foto ilustruese

TIRANË-Finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë. Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai.

Këtë të mërkurë pritet që të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00 Bruno Çobo.

Ky i fundit akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro.

bruno cobo

Sondazh

Poll