Politike

Vendimet e qeverisë/ Manastirliu: Shkollat artistike dhe sportive do të marrin status të veçantë

Ministrja tha se është marrë vendimi që shkollat artistike dhe sportive të marrin një status të veçantë. 

13 Mars 2024, 11:59 Nga h.k

Vendimet e qeverisë/ Manastirliu: Shkollat artistike dhe sportive do

TIRANË- Ogerta Manistirlu, Ministre e Arsimit dhe Sportit ka folur për mediat pas mbledhjes së qeverisë. Manastirliu ka njohur gazetarët me vendimet e marra duke thënë se është diskutuar një reformim i strukturave arsimore në vend. Ministrja tha se është marrë vendimi që shkollat artistike dhe sportive të marrin një status të veçantë. 

Sikurse janë strukturat arsimore me orientim artistik. Vendimi i qeverisë është marrë për të transformuar këto institucione arsimore, në veçanti për shkollat artisike dhe atyre sportive, do t’u jepet status i vecantë. Fëmijët në shkollat artistike do të kenë kurrikul të posaçme që do të adaptohet sipas kërkesave dhe organizim specifik të këtyre qendrave dhe shkollave të fokusuar jo vetëm në mbështetjen e stafeve të këtyre shkollave por edhe nivel autonomie për burimet financire dhe kapacitetet dhe të gjithë atyre mësuesve të fushave të ndryshme që i përkasin orientimit artistik dhe sportiv. Në këto shkolla, përfitojnë mbi 2700 nxënës, shkolla me tradita dhe kërkojnë që të fuqizojmë dhe çojmë përpara edhe nëpërmjet formave të reja të menaxhimit duke iu përshtatur kritereve që duhet të plotësojnë, si liceu artistik, i baletit, do të kenë mundësi që të riorganizohen duke përfituar statusin e veçantë dhe do të kenë mbështetje të dedikuar buxhetore për të rritur performancën e tyre."-tha Manastirliu. 

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll