Politike

Zhupa: PD mos e shikoni si opozitë, por si forcën që do të qeverisë vendin në 2025

Në këtë kuadër, Zhupa e ftuar në "A Show" tha se ne duhet të japim alternativa të besueshme, duke përmendur daljen në terren dhe takimet me njerëz.

12 Mars 2024, 22:21 Nga r.ll
Zhupa: PD mos e shikoni si opozitë, por si forcën që do të
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha sonte se PD nuk duhet menduar si opozita, por si qeverisja e vendit në 2025-ën.

Në këtë kuadër, Zhupa e ftuar në "A Show" tha se ne duhet të japim alternativa të besueshme, duke përmendur daljen në terren dhe takimet me njerëz.

“Ne e kaluam fazën e të quajturit opozita e vendit. Për mua është e pakuptimtë tanimë, që ne të mewndojmë Partinë Demokratike si opozita e vendit. Por duhet ta mendojmë Partinë Demokratike si qeverisjen e ardhshme në vitin 2025. Duke iu imponuar mazhorancës për ta kthyer Parlamentin në shinat kushtetuese, ne do të japim alternativat qeverisëse. Kuvendi mund të jetë një mundësi e mirë, por duhet të dalim në terren, të takojmë njerëzit, të japim alternativat tona për zgjidhjen e problemeve”, tha Zhupa.

ina zhupa partia demokratike

Sondazh

Poll