12 Mars 2024, 22:34
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Më 27 Mars nisin aplikimet për përfitim subvencionesh për fermerët nga skema kombëtare e bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj tha se risitë e këtij viti që nga heqja e tavaneve limit për aplikuesit dhe financim më i lartë me subvencione për aplikimet e bashkuara të fermerëve të njëjtit prodhim.
“Këtë vit Skema e Subvencioneve ka përfitim më të lartë për çdo aplikues, kjo falë prioritizimit që bëhet nëpërmjet bashkimit të operatorëve, një kontratë mes fermerësh për të realizuar të njëjtin produkt drejt të njëjtit treg dhe të njëjtin protokoll sanitar. Për ta konkretizuar: nëse 4 anëtarë janë bashkë me një sipërfaqe toke 1 hektar ata marrin secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal. Ky bashkim operatorësh nuk nënkupton bashkim pronash, por bashkim interesash dhe prodhimi, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim shkallë, të rrisim automatizim të produktit dhe mbi të gjitha të synojmë të njëjtin treg. Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane. Tavane, të cilat më parë limitonin aplikimin për më shumë se sa për shembull 300 krerë bagëti nuk ekziston. Ne do të japim 50% të financimit të çdo mase për çdo krerë bagëti mbi 300, e kështu nxisim më shumë rritjen e tufave dhe punojmë për të realizuar një ekonomi shkalle akoma më të lartë”.
Ministrja e Bujqësisë Denaj pohoi se edhe këtë vit do të vijohet me skemën e naftës e subvencionimit të naftës pa akcizë, që sivjet rimbursimi do të shpërndahet direkt në llogaritë e fermerëve. Nafta është një komponent shumë i rëndësishëm i Skemës Kombëtare, e thënë ndryshe subvencioni i drejtpërdrejtë që fermerët marrin prej tre vitesh. Këtë vit vendosëm që falë edhe kërkesave të shumë aplikuesve të largonim burokracitë, kohën e tepërt dhe ta rimbursojmë atë drejtpërdrejtë në llogari. Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë Skemë.
Në dhënien e subvencioneve direkte do të përfshihet edhe sektori i bimëve mjekësore. “Sektori i bimëve aromatike dhe medicinale angazhon shumë familje në zonat rurale malore, e këtë vit menduam t’a bënim pjesë të Skemës duke i dhënë mundësinë e aplikimit në mënyrë të drejtpërdrejtë. E duke ndikuar drejtpërdrejtë një sektor shumë të rëndësishëm të bujqësisë, i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurte të tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian”, pohoi Denaj. Sipas Denajt aplikimet fillojnë më 27 Mars dhe deri atëherë zyra e bujqësisë janë në dispozicion të plotë të çdo pyetjeje, të çdo sqarimi për aplikuesit. Vjet ministrja Denaj tha se nga skema e subvencioneve përfituan 65,000 fermerë, ndërsa këtë vit synohet të tejkalohet 70,000 përfitues apo 77% të gjithë fermerëve të regjistruar në Shqipëri./ Monitor
fermere subvencione
Politike
12 Mars 2024, 22:22
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi ka folur pas nisjes së bisedimeve nga mazhoranca dhe opozita p&eum...
Politike
12 Mars 2024, 22:21
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha sonte se PD nuk duhet menduar si opozita, por si qeverisja e vendit në 202...
Politike
12 Mars 2024, 21:40
r.ll
kuvendi
TIRANË- Në Shqipëri, dy grupet më të mëdha parlamentare, ai i shumicës socialiste dhe ai demokrat, i përfa...
Politike
12 Mars 2024, 20:44
M.B
Abasada italiane në Tiranë
TIRANA- Lidhur me dakordësinë e arritur mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar në...
Politike
12 Mars 2024, 20:06
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij për mbështetësi...
Politike
12 Mars 2024, 19:52
M.B
Edi Rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht dhe kreu i Partisë Socialiste, tha nga Kukësi se probabiliteti që partia ...
Politike
12 Mars 2024, 19:33
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij për mbështet...
Politike
12 Mars 2024, 18:54
r.ll
ambasada britanike ne tirane
TIRANË – Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e a...
Politike
12 Mars 2024, 18:20
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit se hetimet e dosjes së "21 janarit" do t'i kalojnë Prokurorisë së P...
Politike
12 Mars 2024, 18:04
M.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Enkelejd Alibeaj në një konferencë...