Politike

Ekstradimet nga Dubai, Balla: Do shkoj vetë aty për të negociuar, kemi dhe një marrëveshje për sistemin e radarëve e kamerave në rrugë

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balla ka theksuar se ai do të shkojë vetë në Emirate së bashku me drejtues të organeve të drejtësisë për të negociuar më tej për fushën e ekstradimeve.

13 Mars 2024, 11:55 Nga I.A

Ekstradimet nga Dubai, Balla: Do shkoj vetë aty për të negociuar,

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se ekstradimet nga Dubai dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të zyrtarizohen shumë shpejt. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balla ka theksuar se ai do të shkojë vetë në Emirate së bashku me drejtues të organeve të drejtësisë për të negociuar më tej për fushën e ekstradimeve. Po ashtu ka thëksuar se po negociojnë po ashtu një marrëvesje financimi në Shqipëri për monitorimin me kamera dhe radarë rrugët kryesore të disa qyteteve.

"Ju e keni parë që prej disa muajsh kemi filluar bashkëpunimin intensiv me Interpolin, kundër krimit të organizuar dhe gjetjen e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. E kemi mbyllur 2023 me një ekstradim nga Maroku. Një vend që nuk kshim marrëveshje ekstradimi. Po punojmë për të hapur shtigje të reja komunikimi me vende që nuk kemi marrëveshje. Instumentet  e vendosura nga Interpoli, na bën të mundur që edhe me vende që nuk kemi marrëveshje, të përdorim edhe metoda të tjera, ekstradim i thjeshtuar, ka të bëjë me një metodë që ka komunikim me Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi. Pala nga Abu Dabi e sjell deri në aeroportin e Dubait, pastaj përmes avionit dërghet në aeroportin e Rinasit. Pas 1 muaji, pas jemi duke negociuar, do të jem zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të çuar më tej negocimin në fushën e ekstradimeve për ta çuar përpara këtë hap. Po negociojmë edhe një marrëveshje të financimit në Shqipëri të sistemit të monitorimit me kamera dhe radarë të rrugëve," tha Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll