Politike

Përfundon seanca e radhës së Gërdecit/ Mediu: Po luhet me ndjenjat e familjarëve në këto gjyqe, hapen sa herë ka fushatë

Mediu u shpreh se nuk ka bëjë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë. Nga ana tjetër Mediu ka thënë për mediat pas mbarimit të seancës se me këtë gjyq po luhet me ndjenjat e familjarëve. 

13 Mars 2024, 10:28 Nga h.k

Përfundon seanca e radhës së Gërdecit/ Mediu: Po luhet me

TIRANË- Ka zgjatur rreth një orës seanca për masakrën e Gërdecit. Seanca tjetër është thirrur me datë 17 mars. Ish-ministri Fatmir Mediu, i pandehur për këtë çështjë, nuk ka pranuar që të pyetet, nga prokurorët e SPAK, duke nënvizuar se do të përgjigjet në fund të procesit, pasi janë dëgjuar të gjitha palët e dëshmitarët.

"Po Znj.Gjyqtare pranoj tu përgjigjem çdo pyetje të prokurorëve  apo pyetjeve tuaja, por do ta bëj këtë në fund të këtij procesi, mbasi të jenë dëgjuar gjithë dëshmitarët e palëve dhe të jenë shqyrtuar të gjitha aktet dhe provat  shkresore."- ka thënë Mediu në gjykatë.

Mediu u shpreh se nuk ka bëjë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë. Nga ana tjetër Mediu ka thënë për mediat pas mbarimit të seancës se me këtë gjyq po luhet me ndjenjat e familjarëve. 

"Po luhet me ndjenjat e familjarëve në këto gjyqe dhe më bën përshtypje që hapen sa herë ka fushatë dhe nuk përfundojnë."- tha ish-ministri. 

 

 

 

fatmir mediu

Sondazh

Poll