Sport

Zbulimi pas dy vitesh: Tévez shpjegon arsyen e përfundimit të karrierës së tij…

Argjentinasi kujtoi vdekjen e babait të tij dhe theksoi presionin që ndjente te Boca

13 Mars 2024, 11:50 Nga DOSJA
Zbulimi pas dy vitesh: Tévez shpjegon arsyen e përfundimit të

ARGJENTINE - Kanë kaluar gati dy vjet që kur Carlitos Tévez njoftoi përfundimin e karrierës së tij futbollistike dhe fillimin e aventurës së tij si trajner. Dhe vetëm tani ish-ndërkombëtari argjentinas ka zbuluar arsyet e vërteta të braktisjes së tij. Ai e bëri këtë gjatë intervistës me Juan Pablo Varsky, në 'Clank!' dhe u emocionua.

"Në vitin 2022 babai im u sëmur. Fillimisht ai u infektua me Covid dhe më pas zbuluan kancer në fyt. Ishte diçka shumë e vështirë, sepse ai u shtrua në spital dhe unë duhej të shkoja të luaja. Më kujtohen ndeshjet...

Duhet të shkoja të luaja në një gjendje vegjetative dhe më vonë ia dal dhe të bëhem edhe kapiten i Bocas. Nëse humbisnim ishte faji im dhe nëse fitonim meritat i merrnin të tjerët. Fillova të mos gjeja asnjë kuptim të luaja futboll dhe ai vit ishte shume vështirë për mua”,- është shprehur ai.

"Kur më vdiq plaku, thashë "çfarë ka tjetër?". Nuk munda më. Nuk gjeta më kuptim në karrierën time, në stërvitje, në zgjimin herët për të luajtur futboll. Kështu që atëherë unë vendosi të ndaloj”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll