Sport

Sérgio Conceição akuzon Artetën: "Gjatë ndeshjes ai u kthye nga pankina dhe në spanjisht ofendoi familjen time"...

Trajneri i Portos u shpreh se spanjoli i Arsenalit duhet të fokusohet në stërvitjen më të mirë të ekipit të tij

13 Mars 2024, 11:25 Nga DOSJA

Sérgio Conceição akuzon Artetën: "Gjatë

ANGLI - Fundi i ndeshjes Arsenal - Porto ishte i tensionuar, me një mosmarrëveshje të vogël mes Sérgio Conceição dhe Mikel Arteta. Spanjoli nuk shpjegoi se çfarë ndodhi kur foli për ‘DAZN’, por portugezi e zbuloi arsyen në konferencën për shtyp dhe me një akuzë të fortë.

“Çfarë tha apo s’tha Arteta... Gjatë lojës ai u kthye nga pankina jonë dhe në spanjisht dhe ofendoi familjen time… Në fund i thashë që kushdo që ofendoi, nuk është më me ne. Le të shqetësohet për stërvitjen e ekipit të tij, që ka shumë cilësi, për të luajtur më mirë”, tha ai.

I pyetur për incidentin në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Arteta u përgjigj: “Asnjë koment”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll