Sport

Marco Reus, një mision i fundit te Borussia Dortmund?

Ndeshja e dytë e raundit të 16-të ndërmjet BVB dhe PSV Eindhoven (e mërkurë, ora 21:00) do të shohë Marco Reus dhe ekipin e tij në përpjekje për të arritur në çerekfinale të Champions League. Një dhuratë që gjermani do të donte t'ua bënte tifozëve, pasi do të largohet nga klubi këtë verë.

13 Mars 2024, 11:00 Nga DOSJA

Marco Reus, një mision i fundit te Borussia Dortmund?

GJERMANI - Tifozët e Borussia Dortmund një ditë do të thonë se Marco Reus është një legjendë e klubit. Një legjendë, po, por një legjendë prej ‘porcelani’. 

Do të mbahen mend paraqitjet e tij në fushë, po aq sa vizitat e tij të përsëritura në infermieri. Në moshën 34-vjeçare dhe në fund të kontratës me ‘verdhezinjtë’ në fund të sezonit, ai megjithatë ka mundësi të shkëlqejë pak më shumë.

Edhe i zbritur në hierarkinë e titullarëve të Edin Terzic, shkuarja larg në Champions League mund të jetë misioni i tij përfundimtar. Ajo kalon me një fitore këtë të mërkurë në orën 21:00 kundër PSV Eindhoven (1-1 në ndeshjen e parë të 1/16-tës në Holandë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll