Sport

Champions League/ "Show" i garantuar… Atletico synon përmbysjen e madhe në “Metropolitano”, Dortmundi shpreson te “Signal Iduna Park”…

Atletico Madridi duhet të përmbysë humbjen 1-0 në takimin e parë ndaj Interit, Borussia Dortmundi duhet të fitojë ndaj PSV për t’u kualifkuar në çerekfinalet e Champions League…

13 Mars 2024, 10:50 Nga DOSJA
Champions League/ "Show" i garantuar… Atletico synon

SPANJE - Të pozicionuar në vendin e katërt, dy pikë larg Bilbaos, djemtë e Simeones kanë ende të pasiguruar një vend në Champions League për edicionin e ardhshëm.

Shpresat e tyre për këtë sezon pësuan një goditje, kur ata u mundën 1-0 nga nënkampionët e sezonit 2022-2023, Interi në ndeshjen e parë të 1/16-tës së fundit, duke i bërë ata të kenë nevojë për një përmbysje në “Cívitas Metropolitano” mbrëmjen e sotme (21:00).

Marko Arnautovic erdhi nga pankina për të shënuar golin vendimtar në “San Siro” tre javë më parë, duke e detyruar Atléticon të provojë një malore të fortë në shtëpinë e saj, për të kaluar në çerekfinalet e Champions League.

‘Los Colchoneros’ nga ajo humbje kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat (një barazim, tre humbje), duke humbur terren në luftën për në “Top 4” e La Ligas dhe duke u larguar nga Kupa e Mbretit.

Atlético nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje të vetme në portë në ndeshjen e parë, por gjithsesi në shtëpinë e tyre sot do të kenë më tepër shanse. Kjo ndeshje do të jetë e 50-ta për Diego Simeonen në shtëpi si trajner në Champions League, duke e bërë atë trajnerin e shtatë që arrin këtë moment historik. Ai ka humbur vetëm pesë ndeshje nga 49-të e tij deri më sot (31 fitore, 13 barazime). 

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes që është dhe e fundit për këtë fazë të 16-tshes së Champions League, Borussia Dortmund përgatitet të presë PSV në “Signal Iduna Park”, pas barazimit 1-1 në takimin hapës mes këtyre dy ekipeve. 

PSV do të synojë të arrijë në tetëshen e fundit të kompeticionit të klubeve më të mira të UEFA-s për herë të tretë, duke arritur ta bëjë këtë më parë në 2004-05 dhe 2006-07. Megjithatë gjithçka mbetet e hapur dhe e barabartë për të dyja ekipet edhe pse Dortmundi ka avantazhin e stadiumit të tij në këtë takim të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll