Sport

Xavi: “Kualifikimi nuk ndryshon asgjë në largimin tim në fund të sezonit!”…

Kualifikimi i FC Barcelona në çerekfinale të Champions League nuk e ndryshon vendimin e Xavi për t'u larguar nga klubi në fund të sezonit. Kështu ka përsëritur trajneri në një konferencë për shtyp pas fitores ndaj Napolit (3-1) mbrëmjen e së martës.

13 Mars 2024, 11:05 Nga DOSJA
Xavi: “Kualifikimi nuk ndryshon asgjë në largimin tim në

SPANJE - Trajneri i katalanasve Xavi Hernandez, pas fitores ndaj Napolit në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Champions League (3-1), ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit nga pankina e Barcelonës, pavarësisht nga ky sukses. 

“Nuk ndryshon asgjë (largimi i tij në fund të sezonit), sot jemi në çerekfinale, por po të kishim humbur, do të më kishit nxjerrë në rrugë. 

Pra, le të qëndrojmë të qetë, është shumë emocionale, qetësohuni. Është koha ta vlerësojmë këtë fitore, asgjë më shumë. Tani le të bëhemi gati për Atlético Madrid dhe të presim shortin e së premtes. Hap pas hapi.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll