Sport

Champions League/ Terzic kërkon ndihmën e tifozëve: “Nëse jemi të bashkuar gjithçka është më e lehtë”...

“Së bashku me tifozët tanë të mëdhenj, është më e lehtë për ne të luajmë mirë dhe është më e vështirë për kundërshtarin"

13 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Champions League/ Terzic kërkon ndihmën e tifozëve:

GJERMANI - Borussia Dortmund u bën apel tifozëve të saj. ‘Verdhezintë’ kanë qenë gjithmonë në gjendje të llogarisin një stadium shumë të nxehtë, i aftë për të mbështetur skuadrën dhe mbi të gjitha për të frikësuar kundërshtarin e tyre. 

Kush e di nëse do të ndodhë përsëri sonte në mbrëmje kur në “Signal Iduna Park”, ose më mirë i njohur si Westfalenstadion, kur muri i verdhë do të hyjë në veprim për të mbështetur ekipin e tyre dhe për t'i shtyrë djemtë e Edin Terzic drejt çerekfinaleve të Champions League.

Kundërshtari nuk do të jetë i butë. Se PSV Eindhoven do të arrijë i pamposhtur në ligë me 22 fitore dhe tre barazime në 25 ndeshje. Në ndeshjen e parë të dy skuadrat ndanë aksionet me një barazim 1-1 dhe për këtë arsye do të nevojitet një sukses për të kaluar në fazën tjetër. 

Trajneri Terzic mblodhi audiencën e tij dhe duke folur në konferencën për shtyp, komentoi stadiumin e tij si më poshtë: "Është një ndërtesë e mrekullueshme, - filloi ai, - por tifozët tanë e bëjnë një stadium të mrekullueshëm. Ne mund të llogarisim mbështetjen e tyre.

Nëse të gjithë qëndrojmë të bashkuar, jemi të guximshëm dhe pozitivë. Së bashku me tifozët tanë të mëdhenj, është më e lehtë për ne të luajmë mirë dhe është më e vështirë për kundërshtarin. Ne duam t'u demonstrojmë, - vazhdoi Terzic, - të gjithëve se duam të shkojmë në raundin tjetër".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll