Bota

U nis me 200 tonë ushqime, anija e parë me ndihma arrin pranë brigjeve të Gazës

Që pas nisjes së sulmeve në Rripin e Gazas popullsia po përballet me urinë ndërsa lufta Izrael-Hamas hyn në muajin e saj të gjashtë, pa asnjë perspektivë për një armëpushim në horizont.

13 Mars 2024, 08:53 Nga N.F

 

U nis me 200 tonë ushqime, anija e parë me ndihma arrin pranë
Foto ilustruese

 

GAZA- Anija e parë e ngarkuar me ushqime e cila u nis për në Rripin e Gazës të mërkurën ka arritur ditën e sotme pranë destinacionit. Që pas nisjes së sulmeve në Rripin e Gazas popullsia po përballet me urinë ndërsa lufta Izrael-Hamas hyn në muajin e saj të gjashtë, pa asnjë perspektivë për një armëpushim në horizont.

Përballë pamjaftueshmërisë së ndihmave që arrijnë në enklavën palestineze nëpërmjet rrugëve tokësore, komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të krijojë rrugë të reja për furnizimin me ushqime për mes rrugëvë detare.

Një anije e marrë me qira nga OJQ-ja spanjolle Open Arms, e ngarkuar me 200 tonë ushqime, u largua dje nga Larnaka, duke marrë korridorin që BE dhe vende të tjera të ndryshme kërkojnë të krijojnë. Sipas faqes së specializuar Vessel Finder, anija, duke lëvizur me shpejtësi shumë të ulët është ende 155 milje detare (285 km) nga brigjet e Gazës. Qiproja, vendi i BE-së më afër enklavës palestineze se çdo tjetër ka siguruar se po përgatitet një dërgesë e dytë shumë më e madhe.

Përveç nisjes së anijes Open Arms nga Qiproja, katër anije të marinës amerikane u nisën nga SHBA të martën, me rreth njëqind personel ushtarak dhe pajisjet e nevojshme për të ngritur një skelë në Rripin e Gazës në mënyrë që të mund të shpërndahej ndihma humanitare. . Udhëtimi do të zgjasë rreth 30 ditë, dhe objekti pritet të jetë gati "brenda 60 ditësh", sipas Uashingtonit.

lufta izrael-palestine gaza ndihma

Sondazh

Poll