Politike

Zgjedhjet në PS-në e Shkodrës, Rama merr ‘shuplakë’ nga socialistët, të vetit braktisin votimet

16 Nëntor 2019, 17:29 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PS-në e Shkodrës, Rama merr

SHKODËR– Partia Socialiste zhvilloi ditën e sotme zgjehdjet për delegatët në Shkodër. Teksa qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 16:00, ajo që ra në sy ishte pjesëmmarrja mjaft e ulët e sociaistëve.

Burime pranë Partisë Socialiste në Shkodër bëjnë me dije për Dosja.al se kjo pjesëmarrje mjaft e ulët e socialistëve është cilësuar si një ‘shuplakë’ ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili siç edhe mund të vihet re, pas argimit të Ditmir Bushatit nga posti i koordinatorit, marrëdhënien me Shkodrën i ka mjaft të ftohta.

Pjesëmarrja e vetëm 400 nga 3200 anëtarë të PS-së në këto votime, duket se kryeministrit Edi Ram po i je një përgjigje nga të tijët.

Ndërkohë nën zë përflitet se një nga shkaqet që ka ndikuar në këtë vendim është edhe mosrealizimi i asnjë prej emërimeve në postet drejtuese në Shkodër të cilat u trumbetuan me të madhe nga Kryeministri për një reformim të socialistëve të Shkodrës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al se në njësitë administrative, si në Rrethina, Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit dhe Dajç, pjesëmarrja ka qenë më e lartë rreth 50%, por ende nuk ka shifra të sakta.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike shkoder socialistet braktisin votimet ne shkoder zgjedhjet ne ps shkoder socialistet braktisin votimet ne shkoder zgjedhjet ne ps

Sondazh

Poll