Politike

Senida Mesi flet për bashkinë Shkodër: Do të ketë zgjedhje me këtë President ose ndonjë tjetër

16 Nëntor 2019, 12:45 Nga DOSJA
Senida Mesi flet për bashkinë Shkodër: Do të ketë

Shkodër– Nga Shkodra ku po zhvillohen zgjedhjet për delegatët e kongtesit të PS-së  ish- zëvendëskryeministrja Senida Mesi deklaroi se me këtë President ose një tjetër në Shkodër do të ketë zgjedhje të pjesshme të parakohshme.

“Me këtë President ose një tjetër në Shkodër do të ketë zgjedhje të pjesshme të parakohshme.  PS është e gatshme për çdo sfidë tjetër qofshin edhe zgjedhjet e parakohshme në rang kombëtar, sepse jemi forca më e madhe politike dhe aktualisht që flasim kemi 500 mijë vota më tepër. Ky proces që po zhvillojmë sot për zgjedhjen e delegatëve është i rëndësishëm sepse rinia duhet të shkëputet nga mentaliteti komunist apo antikomunist dhe të shohim drejt të ardhmes si një parti progresiste që është PS. Të kaluarën nuk duhet ta harrojmë por PS është shkëputur njëherë e mirë nga komunizmi dhe kjo është e qartë por historia e të kaluarës nuk i përket këtij brezi 30 vjeçar. Në Shqipëri ka mbaruar koha e KÇK (kap ça të kapësh) sepse nuk mundet më që një individ si prokuror apo gjyqtar të veprojnë si të duan sepse kemi edhe procesin e Vettingut”, është shprehur ajo.

Mesi kërkoi nga të rinjtë të shkëputen nga mendësia komuniste dhe e pyetur për faktin që vetë PS nuk ka kërkuar ende ndjesë për krimet e komunizmit, ajo u shpreh se e shkuara nuk duhet harruar, por vetë paryia ku aderon është e shkëputur nga kjo e kaluar e errët.

Në bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri i tërhoq nga gara pas akuzave të PD-së se ka qenë i dënuar. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të. Nga ana tjetër Voltana Ademi nuk liron bashkisë e Shkodrës, pas zgjedhjeve të qershorit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia shkodër senida mesi bashkia shkodër senida mesi

Sondazh

Poll