Politike

Hetimet për Kajmakun/ Sekuestrohet celulari i nënkryetarit të Bashkisë Vorë, Gentian Picarit

16 Nëntor 2019, 12:56 Nga DOSJA
Hetimet për Kajmakun/ Sekuestrohet celulari i nënkryetarit të

Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Gentian Picarit pasi dyshohet se ka pasur lidhje të ngushta e ish-kryetarin e shpallur në kërkim, Agim Kajmakun.

Theksojmë se Picari është emëruar në postin e nënkryetarit nga Agim Kajmaku, pasi ky i fundit shkarkoi nga detyra 2 nënkryetarët e kësaj bashkie, Laureta Omerit dhe Hekuran Brahimajt.

Për më shumë se një javë Agim Kajmaku është shpallur në kërkim. Prokuroria njoftoi se se Kajmaku rezulton në kërkim për 3 vepra penale. Sipas dokumentit bëhet me dije se veprat për të cilat akzuzohet ish-numri 1 i Vorës, janë:  “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Në bazë të Kodit Penal, këto vepra janë të rënda dhe dënimi shkon deri në 15 vite burgim.

Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, ndërkohë që bën me dije as ai nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të tij.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku arratiset agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut gentian picari agim kajmaku arratiset agim kajmaku arrestimi i agim kajmakut gentian picari

Sondazh

Poll