Politike

“Rrezikohet izolimi i vendit”, ftoi partitë opozitare, Meta thërret në takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë pas ng

16 Nëntor 2019, 17:19 Nga DOSJA
“Rrezikohet izolimi i vendit”, ftoi partitë opozitare, Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta pritet të thërrasë në takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas letrës që u drejtoi partive opozitare, Meta pritet të zhvillojë edhe një takim javën e ardhshme me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, në lidhje me situatën e tensionuar në vend.

Mësohet se Presidneti ka ndërmend t’i informojë ata për situatën e rënduar në vend dhe për mosfunksionimin e shtetit ligjor, që sipas tij rrezikon izolimin e vendit.

Paraditen e sotme, Kreu i Shtetit u drjetoi një letër: liderit të PD-së Lulzim Basha dhe për dijeni, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit në të cilën theksohej se kërkonte një takim urgjent para datës 20 nëntor.

“I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhej në letrën e Metës.

Kjo ftesë vjen pas ngërçit të krijuar për në Gjykatën Kushtetuese. Një ditë më parë në një konferencë urgjente për mediat Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin për ngërçin në Kushtetuese. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. Ai deklaroi se më këtë situatë alarmante popullit i ngelen tre rrugë: “Ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen”. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta ftese keshillit te ambasadoreve shqiptare nis ringritja e gjykatës kushtetuese ilir meta meta ftese keshillit te ambasadoreve shqiptare nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll