Politike

“Vegël e Ramës”, Basha sulmon kreun e KED: Dvorani, simbol i korrupsionit dhe kapjes së shtetit (VD)

16 Nëntor 2019, 11:49 Nga DOSJA
“Vegël e Ramës”, Basha sulmon kreun e KED: Dvorani, simbol

DEVOLL-Lideri demokrat Lulzim Basha, akuzoi ashpër kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Nga Devolli, ku po zhvillon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha tha se Dvorani është simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

“Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri”, tha Basha.

Një debat i ashpër politik ka nisur mes palëve ditët e fundit sa i përket procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë më parë në një konferencë urgjente për mediat Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin për ngërçin në Kushtetuese. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. Ai deklaroi se më këtë situatë alarmante popullit i ngelen tre rrugë: “Ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen”.  Rama sot u shpreh se presidenti është në anën e gabuar të historisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani basha ne devoll lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë ardian dvorani basha ne devoll lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë

Sondazh

Poll