Aktualitet

DETAJE nga atentati në Shkodër/ Autorët gjuajtën me kallashnikov drejt tre personave, makina e të plagosurve mori flakë pas plumbave

Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën kqyerjen e tyre për identifikimin e autorëve.

12 Mars 2024, 21:23 Nga r.ll
DETAJE nga atentati në Shkodër/ Autorët gjuajtën me
foto nga vendngjarja

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëm e sotme në Shkodër. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur, studenti i Akademisë së Sigurisë, Gjergj Ndërshtiqaj 28 vjeç dhe kunati i tij Gjon Nika, 30 vjeç.  Dy të rinjtë janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta pas atentati, policia gjeti pranë vendngjarjes një automjet të djegur, i cili u përket të plagosurve. Dyshohet se mjeti është i përfshirë nga flakët për shkak të breshërisë së plumbave. Sipas raportimeve në makinë kanë qenë tre persona, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Nga ana tjetër dyshohet se autorët janë dy, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili ka kamera sigurie dhe policia po bën kqyerjen e tyre për identifikimin e autorëve. Autorët kanë djegur automjetin në një vend tjetër jo shumë larg nga ngjarja. Në vendngjarje janë drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s e specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

plagosje ne shkoder gjergj ndershtiqaj gjon nika

Sondazh

Poll