Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër/ Pas makinës së djegur, gjenden dy pistoleta në vendngjarje

Policia, RENEA dhe specialistë të kriminalistikës kanë rrethuar zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

12 Mars 2024, 20:54 Nga r.ll
Plagosja e dyfishtë në Shkodër/ Pas makinës së djegur,
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Dy persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Shkodër. I plagosur ka mbetur Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Gjon Nika 30 vjeç. 

Ndërkohë policia pak më herët pranë vendngjarjes gjeti një makinë të djegur, ndërsa tani raportohet se janë gjetur edhe dy pistoleta. 

Policia, RENEA dhe specialistë të kriminalistikës kanë rrethuar zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

plagosje ne shkoder gjergj ndershtiqaj gjon nika

Sondazh

Poll