Aktualitet

Iu shemb kolona e banesës, humb jetën 64-vjeçari në Elbasan

Ai ishte duke sistemuar disa materiale ndërtimi në banesën e pabanuar dhe të amortizuar që ishte në pronësi të kunatit të tij.

12 Mars 2024, 18:05 Nga S.N
Iu shemb kolona e banesës, humb jetën 64-vjeçari në
Foto Ilustrim

ELBASAN- Një 64-vjeçar në fshatin Shushnicë ka humbur jetën pasi u shemb kolona e banesës. Ai ishte duke sistemuar disa materiale ndërtimi në banesën e pabanuar dhe të amortizuar që ishte në pronësi të kunatit të tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

aksident elbasan

Sondazh

Poll