12 Mars 2024, 20:18
Nga r.ll
pamje nga vendi ku u gjet makina e djegur
SHKODËR- Policia ka reaguar për të shtënat e raportuar mbrëmjen e sotme pranë një lokali në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
Mësohet se shenjestra e të shtënave ishte 28-vjeçari Gergj Ndershtiqaj, student në Akademinë e Sigurisë, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe kunati i tij, 30 vjeç, Gjon Nika. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Bëhet me dije se gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Gjithashtu raportohet se të plagosurit janë vëllai dhe kunati i drejtorit të Transportit Rrugor në Shkodër.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.
gjergj ndershtiqaj plagosje ne shkoder gjon nika
Aktualitet
12 Mars 2024, 20:08
r.ll
edvin prifti
TIRANË- Kardio-kirurgu Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie, ka publikuar sot në “Facebook”, ...
Aktualitet
12 Mars 2024, 19:46
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në një fshat në Shkodër...
Aktualitet
12 Mars 2024, 18:05
S.N
Foto Ilustrim
ANGLI- Emigrantët tërhiqen nga shtëpitë e barit pa qenë plotësisht të vetëdijshëm dhe t&...
Aktualitet
12 Mars 2024, 18:05
S.N
Foto Ilustrim
ELBASAN- Një 64-vjeçar në fshatin Shushnicë ka humbur jetën pasi u shemb kolona e banesës. Ai ishte duke sist...
Aktualitet
12 Mars 2024, 17:30
r.ll
magazina
ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti që i ka ndodhur teksa po riparonte &ccedi...
Aktualitet
12 Mars 2024, 16:22
r.ll
kengetari grek
GREQI- Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi i ka marrë jetën një 20...
Aktualitet
12 Mars 2024, 16:02
M.B
Autori
SHKODËR- 38-vjeçari i quajtur Gledis Tuzi, është arrestuar në Shkodër, për një grabitje që ...
Aktualitet
12 Mars 2024, 15:35
M.B
Idajet Beqiri
TIRANA- Avokati Idajet Beqiri u shpreh para gazetarëve se do të dorëzojë në SPAK video-regjistrimin e 21 janari...
Aktualitet
12 Mars 2024, 15:13
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata e Lartë urdhëroi, që SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim B...
Aktualitet
12 Mars 2024, 15:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e të ndjerit...