Aktualitet

Sherr me thikë në Durrës/ Plagosen dy vëllezër, në kërkim një prej autorëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit tjetër.

12 Mars 2024, 21:21 Nga r.ll
Sherr me thikë në Durrës/ Plagosen dy vëllezër, në
foto ilustruese

DURRËS- Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës, pas një konflikti me thikë. Dy të plagosur 38 dhe 35 vjeç ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një prej autorëve të dyshuar, 37 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

plagosje ne durres

Sondazh

Poll