Bota

Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel

5 Mars 2019, 10:30 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel

Klaus Kinkel, ish- ministri i Jashtëm gjerman është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 82- vjeçare. Lajmin për ndarjen nga jeta të Kinkel e ka dhënë lideri i Partisë së Lirë Demokratike, Christian Lindner dhe ceremonia mortore do të jetë shumë private.

Klaus Kinkel kishte një karrierë të gjatë në jetën politike. Ai kishte studiuar jurisprudencë dhe direkt pas diplomimit  kishte filluar punë në Ministrinë e Brendshme.

Kinkel njihet për Shqipërinë dhe shqiptarët përgjatë viteve 1998-1999 kur ka lobuar fort për çështjen e Kosovës. Kinkel ka qenë drejtues i grupit të Kontaktit për Kosovën për 1 vit, në periudhën kohore 1998-1999.

Në vitin 1979, ai ishte nëpunësi i parë civil për Shërbimin Sekret Federal (BND). Ai e mori postin e ministrit të jashtëm në vitin 1992 dhe e mbajti këtë post për 6 vite rresht. Gjithashtu në vitin 1993, Kinkel u bë edhe zëvëndëskancelar.

Për shumë vite ishte një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të ish-ministrit të Jashtëm gjerman Hans- Dietrich Genscher.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ish-ministri i jashtëm gjerman klaus kinkel kosova lufta e kosovës vdes klaus kinkel ish-ministri i jashtëm gjerman klaus kinkel kosova lufta e kosovës vdes klaus kinkel

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2019, 16:06

Mitrovica, mes ndarjes dhe bashkimit

Kosovë- Mitrovica, dikur qyteti i rockut dhe i Minatorëve të Kosovës. Tani qyteti i ndarë mbi lumin Ibër. Mbi urë qetë dhe prej kohësh pa incidente. Në qendrën ...