Bota

Maqedoni/ Prokurorët kërkojnë flet- arrest ndërkombëtar për Nikola Gruevskin

5 Mars 2019, 13:50 Nga DOSJA
Maqedoni/ Prokurorët kërkojnë flet- arrest ndërkombëtar

Nikola Gruevski prej muajsh po jeton në arrati në shtetin hungarez, por prokurorët maqedonas kanë kërkuar zyrtarisht lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin, si dhe një agjent të dyshuar nga Sigurimi për ngjarjet në parlament në prill të vitit 2017.

Kreu i mëparshëm, Nikola Gruevski dhe ish-pjestari i drejtorisë për Siguri dhe kundërzbulim, Nikola Boshkovski janë përballur më herët me akuzën e përgjimit të më shumë se 20 mijë shtetasve maqedonas. Ishte pikërisht ky skandali që nxiti dhe dorëheqjen e ish-kreut në vitin 2016.

Prokuroria për krimin e organizuar dhe korrupsion ka deklaruar se ndaj dy ish-zyrtarëve do të merret masa e paraburgimit prej 30 ditësh pranë Ministrisë së Brendshme.

Pavarësisht se Autoritetet e Maqedonisë vetëm para pak muajsh i kanë dërguar autoriteteve të Hungarisë kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit Gruevski, këto të fundit duket se ja kanë dhënë të drejtën për azil politik.

Në radarët e prokurorisë maqedonase janë kapur gjithashtu ish-kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, së bashku me dy ish- Ministra të tjerë që janë akuzuar gjithashtu për dhunë në parlament, edhe pse Velajnovski i ka shpëtuar akuzave me anë të imunitetit politik.

(L.K/R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni nikola boshkovski nikola gruevski nikola boshkovski nikola gruevski

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2019, 16:06

Mitrovica, mes ndarjes dhe bashkimit

Kosovë- Mitrovica, dikur qyteti i rockut dhe i Minatorëve të Kosovës. Tani qyteti i ndarë mbi lumin Ibër. Mbi urë qetë dhe prej kohësh pa incidente. Në qendrën ...