Bota

‘Me dashuri nga Irlanda’, panik në Londër, gjënden tre bomba të pashpërthyera

5 Mars 2019, 18:51 Nga DOSJA
‘Me dashuri nga Irlanda’, panik në Londër, gjënden

Londra është terrorizuar ditën e sotshme teksa 3 bomba funksionale janë gjetur në 2 aeroportet kryesore të qytetit, Heathrow dhe London City Airport dhe në stacionin e trenit Waterloo.

Bombat ishin të paketuara nëpër pako postare teksa sipër tyre kishte të shkruar ‘dashuri nga Irlanda’. Tre bombat u zbuluan brenda 3 orëve dhe njëra prej pakove u përfshi nga flakët teksa hapej në aeroportin e Heathrow.

Policia anti-terror po investigojnë tre pakot të cilat mbanin të njejtin mbishkrim ‘dashuri nga Irlanda’ pasi u çaktivizuan specialistët e bombave.

Të gjitha bombat u vendosën në pako postare me madhësi A4 dhe ishin në gjendje të shpërthenin kur të hapenin.

Pakot po trajtohen si të dërguara nga i njëjti person dhe duke marrë parasyh fotografitë e pajisjeve të dërguara në Heathroë dhe Waterloo tregojnë se zarfat dhe pulla postare janë të njejta.

I gjithë stafi u evakuua nga të tre aeroportet ndërkohë që specialistët e bombave erdhën për t’i çaktivizuar.

Fluturimet nuk u ndikuan në asnjërin nga aeroportet ndërkohë që policët e armatosur janë prezencë në të 2 aeroportet dhe stacionet e trenit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bomba ne aeroport heathrow terrorizem wateloo bomba ne aeroport heathrow terrorizem wateloo

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2019, 16:06

Mitrovica, mes ndarjes dhe bashkimit

Kosovë- Mitrovica, dikur qyteti i rockut dhe i Minatorëve të Kosovës. Tani qyteti i ndarë mbi lumin Ibër. Mbi urë qetë dhe prej kohësh pa incidente. Në qendrën ...