Politike

Arrestimi i Berishës/ Genc Gjokutaj: Duan t'i ndërpresin mandatin, kryedemokrati nuk ka prishur asnjë provë

Gjokutaj u shpreh se sipas ligjit masa ndaj Sali Berishës duhet të rishqyrtohet çdo dy muaj.

12 Mars 2024, 13:00 Nga I.A
Arrestimi i Berishës/ Genc Gjokutaj: Duan t'i ndërpresin
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se zvarritja e procesit ndaj ish-kryeministrit ka qëllime politike. Në një konferencë për mediat, Gjokutaj u shpreh se e gjithë zvarritja e kësaj çështje është për t’i djegur atij mandatin Berishës. Në fund të fjalës së tij, Gjokutaj ka theksuar se sipas ligjit masa ndaj Sali Berishës duhet të rishqyrtohet çdo dy muaj.

"Ne raste të tilla nuk mundet që masa e sigurisë të ndërpresë aktivitetin e deputetit. Sipas ligjit cdo dy muaj duhet të rishqyrtohet masa pasi sistemi jonë i drejtësisë është i tillë që gjykata ka rol kontrollues. Kur gjykata jep arrest çdo dy muaj kontrollon efektshmërinë e shfrytëzimit të afatit hetimor. Berisha mbahet në arrest shtëpie vetëm me urdhër politik të Edi Ramës. Masa e arrestit të Berishës është vendosur pas dy muaj kur ai ka qenë detyrim paraqitje. Prokurorët jo kanë heshtur, por kanë konfirmuar faktin që Berisha nuk ka prishur asnjë provë, për të intimiduar dëshmitarë, çka e bën të pakuptimtë këtë masë sigurimi. Kur dikush mbahet në izolim për shkaqe jo ligjore, shkaku i dytë është arsye politike. Zvarritje po bëhet me qëllim që të konsumojnë edhe mandatin e zotit Berisha”, tha Gjokutaj.

genc gjokutaj sali berisha

Sondazh

Poll