Politike

Marrëveshja me PS plas debati në PD/ Shehu: Ne duhet të shpëtojmë Berishën. Nallbati: Ik more ti ske bërë asgjë

Nallbati i ka thënë deputetit Shehu, se ai nuk kishte bërë asgjë në aksionin opozitar. Pas kësaj kishte nisur një debat i ashpër. 

12 Mars 2024, 12:59 Nga h.k
Marrëveshja me PS plas debati në PD/ Shehu: Ne duhet të
Foto ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur ditën e sotme detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së. Midis të tjerash gazetari Osman Stafa ka raportuar një sherr verbal që ka ndodhur mes deputetit Tritan Shehu dhe deputetit Bledjon Nallbati. Deputeti që mbështet Bardhin, nuk e ka pritur mirë fjalën e Shehut, pasi ky ka thënë që aksionin opozitar ta bëjmë për të shpëtuar Berishën.

Nallbati i ka thënë deputetit Shehu, se ai nuk kishte bërë asgjë në aksionin opozitar. Pas kësaj kishte nisur një debat i ashpër mes dy deputetëve që mbështesin njëri Bardhin dhe tjetri Berishën.

DEBATI

Tritan Shehu: Nuk jam kundër negociatave në parim. Por gjërat kanë ndryshuar dhe janë përkeqësuar. Kemi liderin politik në arrest shtepie. Dhe në keto kushte unë mendoj se duhet të kemi një aksion tjetër të kordinuar. Ne duhet të luftojmë për elektoratin tonë. Prandaj duhet të vazhdojmë një aksion në rruge e kudo ndoshta edhe poshte ballkonit të liderit tonë.

Nallbati: Jam dakord me këtë që thotë profesori. Madje propozoj që me nisjen e aksionit të lëmë t’a drejtojë Tritani, e ne të gjithë t’i shkojmë nga pas. Ik more ik. Na ke ccmend me këto muhabete. Ske bërë asgjë për aksion e asgjë dhe vjen e flet për aksion.

debatet ne grupin parlamentar te pd

Sondazh

Poll