Sport

Formula 1/ Ja planet e Ferrarit, për pilotin Carlos Sainz, në Grand Prix të Australisë…

Piloti Carlos Sainz iu desh t'i nënshtrohej një operacioni urgjent të premten e kaluar për apendiksit, një sëmundje që e pengoi atë të merrte pjesë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite që u zhvillua gjatë fundjavës.

12 Mars 2024, 11:39 Nga DOSJA
Formula 1/ Ja planet e Ferrarit, për pilotin Carlos Sainz, në Grand

ITALI - Piloti Carlos Sainz iu desh t'i nënshtrohej një operacioni urgjent të premten e kaluar për apendiksit, që e pengoi atë të merrte pjesë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1, që u zhvillua gjatë fundjavës. Ai u zëvendësua në Jeddah nga Oliver Bearman, piloti i ri 18-vjeçar rezervë i Ferrarit.

Por skuadra ‘kokëkuqe’ tashmë la të kuptohet se objektivi kryesor është që spanjoli të ishte i disponueshëm për eventin e tretë të sezonit, Çmimin e Madh të Australisë, që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 mars. Një çështje, në të cilën Ferrari, e ka riafirmuar veten pas përfundimit të ngjarjes saudite, siç theksohet nga shefi i ekipit Fred Vasseur.

"Nuk e di nëse ai do të jetë atje, por rikuperimi i Carlos deri tani është i mahnitshëm. Ai tashmë ka qenë në gjendje të jetë me ekipin dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Ai do të ketë një javë pushim të plotë dhe ne do të marrim vendimin përpara se të udhëtojmë për në Melburn”, tha Vasseur.

Sigurisht, Ferrari ka besim se madrileni mund të jetë titullar në garën e ardhshme. "Unë jam mjaft optimist, - tha Vasseur. - Por ne nuk duhet t'i bëjmë presion atij, por të presim që ai të shërohet siç duhet. Jam i sigurt se do të marrë vendimin e duhur,"- vlerësoi Vasseur. Sainz, nga ana e tij, ka premtuar tashmë pak ditë më parë se do të bënte gjithçka për t'u kthyer në makinë në Australi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll