Sport

Kyle Walker: I sinqertë, apo provokues?

Mbrojtësi i krahut të Manchester City, i befason pothuajse të gjithë për lojën e diskutueshme të Doku kundër Mac Allister.

12 Mars 2024, 10:36 Nga DOSJA
Kyle Walker: I sinqertë, apo provokues?

ANGLI - Mund ta fajësoni për shumë gjëra, veçanërisht për ato jo sportive. Por nuk mund të thuash, që Kyle Walker nuk flet gjithmonë qartë. 

Mbrojtësi i Mançester Sitit ishte gjithashtu transparent në mendimin e tij se “nuk kishte penallti” në ndërhyrjen e Dokut ndaj Mac Allister, në ndeshjen e së dielës Liverpool-Manchester City (1-1). Loja ishte e diskutueshme: mbrojtësi i Cityt ngriti këmbën në nivelin e gjoksit të argjentinasit, duke e prekur me këmbën e tij. 

Ishte minuta e 99-të e shtesës dhe penalltia mund të kishte përmbysur barazpeshën në favor të ‘Reds’, por gjyqtari Michael Oliver, pasi e rishikoi aksionin në VAR vendosi të mos jepte penallti.  Polemika u servir. Për Kyle Walker, nuk kishte debat: 'vazhdoni, vazhdoni'. Mbrojtësi i krahut ishte qartazi në favor të arbitrit, mes një valë opinionesh të kundërta. 

Ndërkombëtari anglez, qoftë i sinqertë, apo provokues, tha: "Mendoj se arbitri bëri shumë, shumë mire që nuk dha penallti. Me një masë tifozësh në “Anfield” pas tij, ai mund të kishte marrë rrugën e lehtë. Por Oliver tregoi përvojën dhe "karakterin e tij". duke mos iu dorëzuar presionit. Kjo është arsyeja pse ai është një nga gjyqtarët më të mirë në vend dhe në botë për momentin,"- është shprehur mbrojtësi i Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll