Sport

“Bombë” në Indian Wells: i 123-ti në botë, Luca Nardi, eliminon Novak Djokoviç-in!...

Tenisti serb është mundur në tre sete nga lojtari i ri italian, numri 123 në renditjen e ATP-së.

12 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

“Bombë” në Indian Wells: i 123-ti në botë, Luca

SHBA - Novak Djokovic u rikthye këtë vit në “Masters 1000” në Indian Wells, ku nuk kishte luajtur që nga viti 2019, por ai nuk ka mundur të ndryshojë trendin e tij nga sezonet e fundit, në të cilat luajti turneun. Kampion në vitet 2008, 2011, 2014, 2015 dhe 2016, që nga titulli i tij i fundit nuk kishte arritur të arrinte në çerekfinale në ato tre edicione të luajtura midis 2017 dhe 2019.

Me kthimin e tij në fushë, ai nuk ka mundur ta bëjë këtë edhe kësaj here. Numri 1 i botës ka qenë protagonist në orët e para të kësaj të hëne deri të marten, “bomba” e madhe e turneut. Ai humbi në raundin e tretë ndaj të riut italian Luca Nardi, i cili e mundi me rezultatin 6-4, 3-6 dhe 6-3.

Nardi është i 123-ti në renditjen e ATP-së, një lojtar i ri italian vetëm njëzet vjeç, i cili duhej të luante në fazën kualifikuese, ku humbi ndaj David Goffin dhe që kishte hyrë në short si një ‘humbës me fat’. Në turin e parë, ai bëri surprizën ndaj Zhizhen Zhang në rritje, ndonëse ajo nuk ishte asgjë e krahasueshme me atë që përjetoi këtë të hënë ndaj Djokoviçit.

Nardi, një admirues i deklaruar i tenistit serb, tashmë po përmbushte një ëndërr duke u përballur me idhullin e tij. Por ai ka shkuar një hap më tej, pasi ka përfituar nga gabimet e kundërshtarit ia ka arritur ta mposhtë ishullin e tij Djokoviç. Me pak fjalë, Nardi tani ka nënshkruar fitoren e jetës së tij…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll