Sport

Kupa e 72-të e Shqipërisë/ Hidhet shorti, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste...

'Gogla' e hedhura kanë përcaktuar Kukësin dhe Egnatian, si skuadra pritëse për ndeshjet të para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, që do të luhen më 3 dhe 24 prill

12 Mars 2024, 11:15 Nga DOSJA
Kupa e 72-të e Shqipërisë/ Hidhet shorti, përcaktohen

TIRANE - U hodh sot shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së 72-të Shqipërisë për edicionin futbollistik 2023-2024, ku kanë kaluar katër skuadra: Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Kukësi.

Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Kukësi - Tirana dhe Egnatia - Vllaznia.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni, janë planifikuar të luhen në datat 3 prill dhe 24 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 14 maj.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Kukësi - Tirana (3 prill) dhe Tirana - Kukësi (24 prill)

Egnatia - Vllaznia (3 prill) dhe Vllaznia - Egnatia (24 prill)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll