Sport

Presidenti i Brazilit flet "pro" dënimit të Robinhos, që përdhunoi shqiptaren në grup...

Ish-futbollisti i Milanit nuk e ka vuajtur ende dënimin me burg, që iu dha në Itali

12 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Presidenti i Brazilit flet "pro" dënimit të Robinhos,

BRAZIL - Më 20 mars, Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Brazilit do të vendosë nëse ish-futbollisti i Milanit, sulmuesi Robinho, duhet të vuajë dënimin me burg, denim i dhënë nga drejtësia italiane.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, deklaroi gjatë një interviste të lëshuar këtë të hënën, se ai e mbështet këtë procedurë që ish-futbollistin Robinho, i dënuar në Itali për pjesëmarrje në një përdhunim në grup të një shqiptareje, për ta vuajtur dënimin në vendin e Amerikës së Jugut.

Presidenti vlerësoi gjatë një interviste në rrjetin televiziv SBT, se krimi për të cilin u dënua ish-futbollisti 40-vjeçar është "i pafalshëm" dhe se ai tashmë duhet të vuante dënimin.

"Të gjithë personat që kanë kryer krimin e përdhunimit duhet të burgosen (...). Një njeri që ka para, i pasur dhe i famshëm, praktikon përdhunim në grup dhe beson se nuk ka kryer krim, beson se ka qenë i dehur, kjo është e turpshme”, tha Lula.

Presidenti i Brazilit flet "pro" dënimit të Robinhos,

Robinho u dënua në Itali me nëntë vjet burg për përdhunimin e një të reje shqiptare në një klub nate në Milano në vitin 2013 dhe dënimi u konfirmua në vitin 2022 nga Gjykata e Lartë e vendit evropian, pas së cilës u lëshua një urdhër ndërkombëtar për ekstradim.

Sipas Drejtësisë Italiane, ish-ndërkombëtari brazilian dhe pesë bashkëkombës të tij e kishin bërë viktimën shqiptare të pinte “derisa ajo të ishte pa ndjenja dhe e paaftë për të mbrojtur veten”. Më pas, ata kishin pasur “marrëdhënie seksuale disa herë” me të, ku ish-lojtari kishte treguar "përçmim të veçantë" ndaj viktimës, "të poshtëruar brutalisht".

Por urdhri i Drejtësisë Italiane nuk u zbatua, pasi ish-futbollisti ndodhet në Brazil, kushtetuta e të cilit ndalon ekstradimin e qytetarëve të saj.

Gjithsesi Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Brazilit duhet të vendosë më 20 mars, nëse do të miratojë dënimin italian dhe Robinho më në fund shkon në burg në Brazil.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll