Sport

VIDEO / Lazio mundet edhe në shtëpi, këtë herë nga Udineze!

Udinesen që u rikthye te fitorja pas tre ndeshjesh, duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve në vend të 13 ndërsa nga ana tjetër, Lazio mbetet me 40 pikë në vend të nëntë, shtatë pikë larg Atalantës së vendit të gjashtë.

12 Mars 2024, 00:59 Nga DOSJA
VIDEO / Lazio mundet edhe në shtëpi, këtë herë nga

ITALI - Lazio e Elseid Hysajt (luajti përgjatë gjithë ndeshjes) “bie” në Olimpico përballë Udineses me miqtë që fituan me shifrat 1-2. Bardhekaltërit e trajnerit Maurizio Sarri pësuan disfatën e tretë radhazi në kampionat, teksa të tre golat e ndeshjes erdhën në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Udinese zhbllokoi rezultatin në minutën e 47 me anë të Luccas që devijoi saktësisht topin nga fare pranë portës së Provedel. Lazio reagoi shpejt dhe gjeti barazimin vetëm dy minuta më pas, kur Giannetti devijoi topin gabimisht në portën e tij.

Megjithatë, këto minuta ishin shumë të ndezura dhe Udinese realizoi golin e dytë në minutën e 51 me anë të Zarragas. Një gol që rezultoi ai i tre pikëve për Udinesen që u rikthye te fitorja pas tre ndeshjesh, duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve në vend të 13 ndërsa nga ana tjetër, Lazio mbetet me 40 pikë në vend të nëntë, shtatë pikë larg Atalantës së vendit të gjashtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll