Sport

Ultimatumi i Bayernit për Alphonso Davies...

Klubi bavarez dëshiron që kanadezi t'i përgjigjet ofertës së rinovimit këtë javë dhe nëse nuk pranohet, do ta hedhin në treg.

11 Mars 2024, 22:17 Nga DOSJA
Ultimatumi i Bayernit për Alphonso Davies...

GJERMANI - Bayern Munich ka filluar të jetë i paduruar me situatën e Alphonso Davies, një nga objektivat e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Tani ka pasiguri për të ardhmen e mbrojtësit kanadez, i cili ka një kontratë deri në qershor 2025. 

Klubi bavarez i ka paraqitur atij një ofertë rinovimi me një rritje të konsiderueshme rroge (ai do të fitojë midis 11 dhe 13 milionë euro bruto për sezon) deri në vitin 2029 dhe, sipas “Sky Sports Germany”, drejtuesit janë duke pritur për një përgjigje përfundimtare nga Alphonso Davies këtë javë.

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munichut dhe përfaqësuesit e mbrojtësit të ri kanadez pritet të takohen në ditët në vijim për të afruar pozicionet e tyre, ose për të refuzuar plotësisht ofertën e re për zgjatjen e kontratës. Nëse Alphonso Davies (23 vjeç) nuk e pranon ofertën (ai kërkon 20 milionë euro), Bayern Munich do të mendonte seriozisht për të hedhur në treg lojtarin e tyre.

Real Madridi do të hynte plotësisht në këtë skenar hipotetik. Klubi i bardhë nuk e ka problem të presë që Davies t'i mbarojë kontrata në Mynih dhe ta inkorporojë në këmbim të një bonusi transferimi, siç ndodhi në vitin 2021 me David Alaba, por ka muskujt financiarë për të ndërmarrë operacionin.

Në Gjermani ka spekulime se çmimi që Bayern po mendon të pranojë një transferim do të jetë rreth 50 milionë euro. Madridi dëshiron ta ulë shifrën në 35/40 dhe sipas mediave të ndryshme gjermane tashmë ka një marrëveshje mes bardhezinjve dhe futbollistit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2024, 19:26

Vllaznia nuk ndalet, marshon drejt kreut!

KORCE - Vllaznia, me hap kampioni në Superiore. Skuadra shkodrane siguroi në Korçë, ndaj Skënderbeut, fitoren e pestë radhazi ...