Sport

Brazili në hall... edhe Ederson jashtë portës për katër javë, shkak dëmtimi i muskujve

Gardiani i Man.Cityt u dëmtua në ndeshjen kundër Liverpoolit

11 Mars 2024, 21:51 Nga DOSJA

Brazili në hall... edhe Ederson jashtë portës për katër

ANGLI - Ederson Moraes, portieri i Manchester Cityt, do të mungojë deri në katër javë për shkak të dëmtimit të muskujve, që pësoi në barazimin 1-1 kundër Liverpoolit këtë të dielë.

Portieri brazilian u desh të largohej i dëmtuar në fillim të pjesës së dytë, pasi shkaktoi një penallti ndaj Darvin Núñez. Ederson dëmtoi këmbën e djathtë dhe, pavarësisht se u përpoq të vazhdonte, pasi u trajtua nga mjekët e Cityt, u largua, duke u zëvendësuar nga Stefan Ortega .

Portieri do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Newcastle United në çerekfinalet e FA Cup, do të mungojë në ndeshjet e Brazilit kundër Anglisë dhe mund të mos arrijë në ndeshjet kundër Arsenalit dhe Aston Villas, më të vështirat që mbeten për skuadrën e Pep Guardiolës në Premier League.

Dëmtimi i Ederson është gjithashtu një mungesë e madhe për Brazilin, i cili nuk do të mund të llogarisë në skuadër as te Alisson Becker të Liverpool-it, i cili ka disa javë që është jashtë fushës dhe pritet të rikthehet pas pushimit të kombëtares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2024, 19:26

Vllaznia nuk ndalet, marshon drejt kreut!

KORCE - Vllaznia, me hap kampioni në Superiore. Skuadra shkodrane siguroi në Korçë, ndaj Skënderbeut, fitoren e pestë radhazi ...