Bota

Vatikani vijon thirrjet pë armëpushim në Ukrainë: Kushti i parë për çdo negociatë është që Rusia të ndalojë agresionin e saj

Parolin më tej shtoi se Vatikani kërkon një armëpushim të cilin agresorët janë ata që të pushojnë sulmet.

12 Mars 2024, 08:49 Nga N.F
Vatikani vijon thirrjet pë armëpushim në Ukrainë: Kushti i
Papa Françesku

VATIKAN- Ministri i Jashtëm i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin në një intervistë për gazetën "Corriere della Sera" u shpreh se  Vatikani po bën presion për një armëpushim. Parolin më tej shtoi se Vatikani kërkon një armëpushim të cilin agresorët janë ata që të pushojnë sulmet.

"Kushti i parë për çdo negociatë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë është që Rusia të ndalojë agresionin e saj," tha kardinali.

"Lufta e nisur kundër Ukrainës nuk është efekt i një fatkeqësie natyrore të pakontrollueshme, por vetëm i lirisë njerëzore, dhe i njëjti vullnet njerëzor që shkaktoi këtë tragjedi ka gjithashtu mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndërmarrë hapa për t'i dhënë fund dhe për t'i hapur rrugën një zgjidhje diplomatike,” shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Ukrainës thirri dje për të shprehu "zhgënjimin" e saj për komentet e mëparshme të Françeskut. Papa më tej shtuai se Ukraina duhet të tregojë guxim dhe të shfaqe flamurit të bardhë për të filluar bisedimet me Rusinë për t'i dhënë fund luftës që po vazhdon prej dy vjetësh.  Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy hodhi poshtë thirrjet e Papa Françeksut për bisedime me Rusinë, ndërkohë që ministri i jashtëm i Ukrainës tha se vendi i tij kurrë nuk do të kapitullojë.

lufta rusi-ukraine papa françesku kardinali pietro parolin

Sondazh

Poll