Bota

SHBA-ja dhe Britania sulmojnë rebelët Houthi, humbin jetën 11 persona, plagosen 14 të tjerë

Të paktën 11 persona vdiqën nga sulmet e fundit si dhe 14 u plagosën sipas një përfaqësuesi të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit. Shtatëmbëdhjetë sulme ajrore u raportuan në vend, duke përfshirë qytetin port kryesor të Hodeidah dhe portin e Ras Issa.

12 Mars 2024, 07:59 Nga N.F
SHBA-ja dhe Britania sulmojnë rebelët Houthi, humbin jetën 11
Foto ilustruese

JEMEN- SHBA-ja dhe Britania nisën një valë të re sulmesh ajrore kundër rebelëve Houthi. Houthi ndërkohë vazhdojnë të sulmojnë anijet që kalojnë tranzit në Detin e Kuq. Të paktën 11 persona vdiqën nga sulmet e fundit si dhe 14 u plagosën sipas një përfaqësuesi të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit. Shtatëmbëdhjetë sulme ajrore u raportuan në vend, duke përfshirë qytetin port kryesor të Hodeidah dhe portin e Ras Issa.

Sulmet ajrore erdhën në vazhdën e një sulm rebel ndaj anijeve tregtare që lundronin në Detin e Kuq. Sulmi në anijen True Confidence la tre persona të vdekur dhe tre të plagosur. Sulmet u zhvilluan edhe në ditën e parë të Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit dhe lutjes për myslimanët.

Houthit e mbështetur nga Irani janë shprehur se do të ndalen. Forcat e armatosura amerikane konfirmuan në orët e para të së martës se rebelët hodhën dy raketa balistike kundër anijes së mallrave Pinocchio në Detin e Kuq, por siguruan se nuk kishte viktima apo dëme.

jemen houthi shba britania sulme

Sondazh

Poll