Bota

“Izraeli ka vrarë izraelitët” në sulmin e 7 tetorit në Hamas/ Çfarë tregon dokumentari i ri nga Al Jazeera

Megjithatë ky nuk është një hetim i plotë sa i përket sulmit të 7 tetorit, por konfirmon se shumë nga viktimat u vranë nga plumbat e agjencisë izraelite.

11 Mars 2024, 22:48 Nga S.N
“Izraeli ka vrarë izraelitët” në sulmin e 7 tetorit
Foto Ilustrim

IZRAEL- Një dokumentar i ri që ka dalë në dritë nga agjencia investigative Al Jazeera, tregon se shumë nga tmerrët që janë raportuar nga izraelitët për sulmet e 7 tetorit nga Hamasi janë të pavërteta.

Megjithatë ky nuk është një hetim i plotë sa i përket sulmit të 7 tetorit, por konfirmon se shumë nga viktimat u vranë nga plumbat e agjencisë izraelite.

Dokumentari tregon se ushtria izraelite ditën e sulmit përdori atë që njihet si “Hannibal Directivë”, që është një protokoll informal i ushtrisë i cili thotë `më mirë ushtari të vritet sesa ta kapin gjallë`.

Të paktën 27 të burgosur izraelitë në dorë të palestinezëve kanë vdekur diku mes shtëpive të tyre dhe gardhit të Gaza, në rrethana të pashpjeguara, sipas investigimeve të Al Jazeera.

U zbulua gjithashtu se 18 nga 782 civilët izraelitë dhe të huaj të vrarë në sulm, u qëlluan nga ushtarët izraelitë. Por ende nuk ka një konkluzion përfundimtar për numrin e saktë të viktimave të vrara nga Izraeli.

“Në pamjet e sulmit të Hamas pasi kaluan gardhin, ata kishin vetëm armë të lehta,” thotë ai në dokumentar. “Armë personale dhe disa granata-lëshues, kur dëmet në vendbanimet izraelite Kibbutz Be’eri e Kibbutz Kfar Azza tregonn shkatërime katastrofike që mund të kryhen vetëm me armë të rënda”, thotë ushtaraku britanik Chris Cobb-Smith.

 

al jazeera izrael hamas

Sondazh

Poll