Bota

VIDEO/ Sulmoi motrën me sëpatë, oficeri në SHBA qëllon për vdekje 15-vjeçarin me autizëm

Gjithçka filloi kur policia e San Bernardino mori një telefonatë për një incident në familje në zonën e Luginës së Apple. Sipas denoncimit, 15-vjeçari Ryan Gainer kishte sulmuar motrën e tij duke thyer xhamat dhe dyert e shtëpisë.

12 Mars 2024, 07:24 Nga N.F
VIDEO/ Sulmoi motrën me sëpatë, oficeri në SHBA qëllon
Pamjet e regjistruara nga poliicia

SHBA- Një djalë 15-vjeçar me autizëm u qëllua për vdekje nga një oficer policie në Kaliforni. Ngjarja e rëndë u rehgjistruar pasi i mituri sulmoi me një sëpatë motrën e tij. Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar pamje nga operacioni i policisë.

Gjithçka filloi kur policia e San Bernardino mori një telefonatë për një incident në familje në zonën e Luginës së Apple. Sipas denoncimit, 15-vjeçari Ryan Gainer kishte sulmuar motrën e tij duke thyer xhamat dhe dyert e shtëpisë.

Në video shihet i riu i cili del nga shtëpia duke mbajtur në duar sëpatë dhe niset drejt oficerit të policisë i cili dëgjohet duke i bërtitur “tërhiqe, tërhiqe ose unë do të të qëlloj”.

Sipas policisë Gainer ndoqi oficerin për t'i sulmuar dhe polici ka qëlluar 15-vjeçarin duke e plagosur për vdekje. I mituri dha frymën e fundit në spital ku është dërguar i plagosur rëndë.

 

shba vrasje autizem

Sondazh

Poll