Sport

Xavi për sfidën ndaj Napolit: “Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit”

Trajneri i ‘Blaugranas’ në konferencën në prag të Champions League: “Ne ishim më të mirët në ndeshjen e parë, duhet të jemi më të mirët edhe në ndeshjen e dytë”

11 Mars 2024, 20:32 Nga DOSJA
Xavi për sfidën ndaj Napolit: “Është ndeshja më e

SPANJE - Xavi Hernandez është gati të përballet nesër me Napolin (21:00), me qëllim që ta rikthejë Barcelonën e tij në çerekfinale të Champions League për herë të parë që nga viti 2020:

"Nëse është ndeshja më e rëndësishme e sezonit? Po, kështu është, - janë fjalët e tij në conference. - Jemi gati dhe kemi entuziazëm. Ka katër vite që nuk luajmë në çerekfinale, duam të garojmë me një rival, që edhe pse nuk kalon momentin më të mirë, ka të njëjtën bazë si skuadra që fitoi ‘Scudeton’ vitin e kaluar. Ne do të kemi nevojë për një stadium të plotë. Nuk ka asnjë favorit, ne kemi një shans 50%. Por tifozët mund të na ndihmojnë."

Fakti që ndeshja do të luhet në stadiumin olimpik të Barcelonës dhe jo në ‘Camp Nou’ nuk duket se e shqetëson atë: "Montjuïc duket si ‘Camp Nou’. Duhet të jetë plot dhe duhet të jetë lojtari i 12-të".

Më pas ndaloi Xavi për të folur për kundërshtarin: “Napoli është përmirësuar me trajnerin e ri, është më dinamik dhe më i qetë. Pres një ekip të guximshëm, që luan nga prapa dhe shtyp lart, që nuk spekulon, që ka shumë në nivel individual, veçanërisht në treshen e parë, do të jetë një ndeshje e shkëlqyer kundër një ekipi të madh.

Më pëlqen Lobotka, ai di të ndërtojë dhe nuk e humb kurrë topin. Do të doja ta shihja në një klub si Barcelona. Por ne duhet të mendojmë para së gjithash për veten tonë: ishim më mirë atje në Napoli dhe do të duhet të jemi më mirë këtu në Barcelonë”.

Më shumë se një herë, Xavi ka dashur të lërë në hije diskutimet për të ardhmen e tij dhe lamtumirën e paralajmëruar me Barçën në fund të sezonit: "Nesër nuk do të jem i rëndësishëm. Do të kemi nevojë për unitet dhe do t'u them lojtarëve të mos kenë frikë. Duhet të bëjmë një hap përpara për të arritur në çerekfinale pas katër vitesh. Kam një afat të caktuar, por e rëndësishme është klubi dhe të gjithë duhet të jemi të bashkuar."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2024, 19:26

Vllaznia nuk ndalet, marshon drejt kreut!

KORCE - Vllaznia, me hap kampioni në Superiore. Skuadra shkodrane siguroi në Korçë, ndaj Skënderbeut, fitoren e pestë radhazi ...