Sport

De Laurentiis vendos 'censurë', largon Politanon në mes të një interviste… (video)

Presidenti i Napolit largon lojtarin nga kamerat dhe përballet me gazetarët

11 Mars 2024, 21:09 Nga DOSJA

De Laurentiis vendos 'censurë', largon Politanon në mes

SPANJE - Para ndeshjes së nesërme ndaj Barcelonës, Matteo Politano ishte duke folur për “Sky Sports Italia”. Pas disa pyetjeve nga gazetari, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, u shfaq nga hiçi dhe e largoi lojtarin duke thënë “Jo, nuk do të flasi me askënd!”

Në këtë mënyrë Napoli mbyllet dhe nuk dëshiron të flasë me mediat, kur kanë mbetur edhe 24 orë deri në fillimin e ndeshjes së dytë të 1/16-tës kundër FC Barcelona në Champions League. 

Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja klubet, që synojnë kualifikimin në turin tjetër të Champions League, pasi ky kalim mund të nënkuptojë edhe një vend në edicionin e ardhshëm, të paktën për skuadrën italiane.

Gazetarët nuk mund ta besonin dhe vetëm të qeshnin me këtë situatë jo shumë të zakonshme në intervistat në terren.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2024, 19:26

Vllaznia nuk ndalet, marshon drejt kreut!

KORCE - Vllaznia, me hap kampioni në Superiore. Skuadra shkodrane siguroi në Korçë, ndaj Skënderbeut, fitoren e pestë radhazi ...