Bota

Franca i zë vendin Rusisë, bëhet eksportuesja e dytë më e madhe e armëve në botë pas SHBA-së

Arsyeja se pse Franca ka kaluar Rusinë janë saknksionet ndërkombëtare që janë venë ndaj saj. Eksportet e armëve nga Rusia në periudhën 2019-2023 kishin rënë me 53%. Franca, që përfaqëson 10.92% të shitjeve ndërkombëtare të armëve, është pak përpara Rusisë, e cila ra në 10.54%.

11 Mars 2024, 21:35 Nga S.N
Franca i zë vendin Rusisë, bëhet eksportuesja e dytë më
Foto Ilustrim

FRANCË- Për herë të parë , Franca është eksportuesja e dytë më e madhe e armëve në botë, ajo kishte një rritje me 47% në periudhën 2019-2023, krahasuar me periudhën 2014-2018, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes të botuar sot.

Arsyeja se pse Franca ka kaluar Rusinë janë saknksionet ndërkombëtare që janë venë ndaj saj. Eksportet e armëve nga Rusia në periudhën 2019-2023 kishin rënë me 53%. Franca, që përfaqëson 10.92% të shitjeve ndërkombëtare të armëve, është pak përpara Rusisë, e cila ra në 10.54%.

Në vend të parë renditen Shtetet e Bashkuara , shitjet ndërkombëtare të të cilave u rritën me 17% dhe tani përfaqësojnë 42% të totalit. Kina 5.8% dhe Gjermania 5.6% renditen në vendin e 4-të dhe të 5-të. Këto pesë vende përbëjnë 75% të shitjeve ndërkombëtare të armëve.

Franca ka ndjekur një politikë ndërkombëtare më aktive në vitet e fundit, thuhet në raportin Sipri, duke vënë në dukje se vendet që blejnë nga Franca vlerësojnë mundësitë për bashkëpunim ushtarak dhe industrial dhe se armët franceze janë "pa ITAR", pra nuk i nënshtrohen rregulloreve të shitjes së armëve në SHBA.

france armet

Sondazh

Poll