Bota

Zjarri në Valencia, zbulohet shkaku që vdiqën 10 veta

Kryebashkiaku Maria Jose Catala tha se hetimi i policisë përcaktoi se zjarri u shkaktua aksidentalisht, ndoshta nga një pajisje elektrike në një nga apartamentet.

11 Mars 2024, 21:13 Nga E. D
Zjarri në Valencia, zbulohet shkaku që vdiqën 10 veta
banesat e djegura

VALENCIA- Zjarri shkatërrues që vrau dhjetë persona në fund të shkurtit në Valencia, kur flakët përfshiu një bllok të tërë banesash në pak minuta, ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga një pajisje elektrike.

Kryebashkiaku Maria Jose Catala tha se hetimi i policisë përcaktoi se zjarri u shkaktua aksidentalisht, ndoshta nga një pajisje elektrike në një nga apartamentet. Megjithatë, ai shtoi se hetimet do të vazhdojnë për të vërtetuar se pse zjarri u përhap me kaq shpejtësi.

gjithashtu prefekti Pilar Bernabe konfirmoi se zjarri filloi nga një pajisje në kuzhinën e një apartamenti.

Zjarri, një nga më të rëndat në vitet e fundit, la qindra njerëz të pastrehë në Valencia. Filloi pasditen e 22 shkurtit dhe u përhap shumë shpejt në të 14 katet e pallatit me 138 apartamente

Shumë ekspertë kanë vënë në dukje si shkaktarin e transmetimit të shpejtë materialin izolues që ishte vendosur në fasadën e pallatit. Diçka e ngjashme ndodhi në qershor 2017 në Londër, kur Grenfell Tower u përfshi nga flakët, duke vrarë 72 persona.

valencia

Sondazh

Poll